TURIZËM

Artikull

Google aktualizon funksionin e tij të navigimit me foto të reja nga vendi ynë

Shtunë, 6 Prill 2024, 05:05

Google aktualizon funksionin e tij të navigimit me foto të reja nga vendi ynë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve dhe rrugëve, është të ofrojë navigim dhe orientim më të mirë për përdoruesit, si dhe të tregojë rrugë dhe pika turistike në aplikacion.
Falë këtij funksioni të Google-it, përdoruesit kanë mundësinë të eksplorojnë shumicën e qyteteve bullgare, sepse infrastruktura jo vetëm nëpër qytetet, por edhe midis tyre ndryshon dhe zhvillohet, prandaj kompania përpiqet të akzualizojë rregullisht imazhet.

FOTO: БТА

Për herë të parë, makinat e tyre speciale filmuan qytetet bullgare në vitin 2012 dhe që atëherë ata i kanë aktualizuar vazhdimisht pamjet. Fotografitë nga vitet e mëparshme janë gjithashtu të disponueshme për përdoruesit e interesuar që duan të shikojnë zhvillimin e tyre gjatë viteve.
Përpiloi: Joan KolevFoto: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello