SHOQËRI

Artikull

Popullata e bizonëve evropianë në vendin tonë po rimëkëmbet dalëngadalë

Shtunë, 6 Prill 2024, 06:10

Popullata e bizonëve evropianë në vendin tonë po rimëkëmbet dalëngadalë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

17 janë bizonët që janë liruar dhe jetojnë të lirë në Rodopet Lindore. Ata janë të ndarë në dy tufa dhe së fundmi bizoni i parë i lindur në liri ka të voglin e tij. Fondacioni Wilder Rhodope (Rodope më të egra), i cili po punon për një projekt për të risjellë speciet e zhdukura deri vonë në vendin tonë, është shumë krenar për këtë arritje. Kafshët jetojnë në hapësira të mëdha dhe megjithëse në vendin tonë nuk kanë armiq natyrorë, riprodhimi i tyre është një proces i ngadaltë dhe i vështirë. Femrat nuk lindin çdo vit. 
Bizonët evropianë, siç njihen ndryshe këto kafshë, nuk e kanë problem ushqimin, pasi hanë edhe bar edhe gjethe, degë e shkurre të ndryshme. Megjithatë, fondacioni është i shqetësuar për ndryshimet klimatike dhe sëmundjet e ndryshme të kafshëve të ardhura nga Afrika dhe Azia nga insektet e ndryshme.
Për më shumë detaje rreth bizonit evropian në vendin tonë, mund të lexoni në materialin e Diana Cankovës, pjesë e postimeve më të lexuara të Radio Bullgarisë.
Foto: BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello