Artikull
Një kompani vendase është ndër liderët në prodhimin e vajit të livandës në vendin tonë
Dielë 7 Prill 2024 05:10
Dielë, 7 Prill 2024, 05:10
FOTO: apisagro.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria është ndër prodhuesit më të mëdhenj të vajit të livandës në botë. Pothuajse 100% e vajit është orientuar drejt eksportit. Vaji i livandës është më i kërkuari në SHBA, Gjermani, Francë, Austri, Holandë, Indi, Britani të Madhe, Spanjë, Kanada, Japoni, Japoni dhe Kinë. Një nga kompanitë e njohura në këtë biznes është një kompani vendase, e regjistruar në Vraca, e cila kujdeset për mbi 1100 hektarë plantacione pranë fshatit Furen.
Kompania merret me të gjithë ciklin e prodhimit - nga mbjellja e parcelave përmes përpunimit të tokës me makineritë e posaçme, mbledhjen, destilimin dhe tharjen, si dhe paketimin e produkteve të gatshme - vaji i livandës, lëngje të bëra prej lules dhe livandë të tharë.
“Fokusi i biznesit të kompanisë sonë është në prodhimin e një produkti që plotëson kërkesat evropiane për cilësi, i realizuar pa shumë harxhime dhe konkurues në treg” - thotë Merilin Georgieva, familja e së cilës është prodhuesi i parë i vajit të livandës në Bullgarinë Veriperëndimore.
Përpiloi: Joan Kolev
Foto: apisagro.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип