Artikull
Seminare verore të gjuhës bullgare për të huajt edhe këtë vit
Dielë 7 Prill 2024 05:40
Dielë, 7 Prill 2024, 05:40
FOTO: slav.uni-sofia.bg
Madhësia e shkronjave
Seminari i 61-të veror i gjuhës dhe kulturës bullgare për bullgarët dhe të huajit do të mbahet nga 14 korriku deri më 3 gusht 2024 në fshatin Llozen, në periferitë lindore të Sofjes, rrëzë malit Llozenska.
Seminari organizohet nga Fakulteti i Filologjisë Sllave të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe u drejtohet mësuesve, studiuesve dhe studentëve të bullgarishtes dhe sllavistikës, përkthyesve dhe të gjithë atyre që janë të interesuar për gjuhën, letërsinë, historinë dhe kulturën e Bullgarisë. Ata që dëshirojnë mund të ndjekin edhe mësimet e këngëve dhe valleve popullore bullgare.
Një seminar veror për gjuhën dhe kulturën bullgare për bullgarët dhe të huajit organizohet tradicionalisht nga Universiteti i Veliko Tërnovos "Shenjtor Kirill dhe Metodij" në periudhën 15 korrik - 4 gusht 2024.