Artikull
Një vajzë e talentuar bullgare nderon vendin tonë në garat ndërkombëtare të pianos
Dielë 7 Prill 2024 06:15
Dielë, 7 Prill 2024, 06:15
Sijana Burghard
FOTO: Arkiva personale
Madhësia e shkronjave
Një vajzë 9-vjeçare bullgare nga Montana nderoi vendin tonë në një konkurs pianoje në Singapor. Ndër pjesëmarrësit e tij ishin pianistë nga Tajlanda, Hong Kongu, Malajzia, Greqia, Japonia, Kina, Indonezia dhe India. Sipas mësueses së vajzës, Nina Petrova, Sijana Burghard e do shumë pianon dhe, nëse është e nevojshme, përsërit pjesë të veprave me orë të tëra derisa t'i interpretojë në mënyrë perfekte.
Vetëm në vitin 2023, Sijana ka marrë pjesë në 14 gara kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ndjek mësimet e kantos. Ajo ndoshta e ka trashëguar talentin e muzikës nga babai i saj, i cili është gjerman dhe gjithashtu luante në piano.
Përpiloi: Joan KolevFoto: arkiva personale
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello