SPORT

Artikull

Salimova regjistroi fitoren e saj të parë në Turneun e Pretenduesve

Hënë, 8 Prill 2024, 06:38

Nurgyll Salimova

Nurgyll Salimova

FOTO: FIDE

Madhësia e shkronjave

Nurgyll Salimova arriti fitoren e saj të parë në Turneun e Pretenduesve për titullin botëror të shahut për femra në Toronto. Në raundin e katërt të garës në qytetin kanadez, 20-vjeçarja bullgare fitoi me figurat e bardha ndaj shahistes numër dy në botë Humpi Koneru nga India. Salimova ndaloi sulmet e Konerut dhe në lëvizjen e 20-të loja po shkonte shumë ngadalë. Dy shahistët u detyruan të luanin 20 lëvizjet e ardhshme me më pak se 5 minuta kohë mendimi për lëvizje.
Fitorja erdhi pasi në raundin e tretë të garës në Toronto Nurgyll Salimova humbi ndaj shahistes Vaishali Rameshbabu. Ndeshja zgjati gati katër orë, ku bullgarja u shfaq shumë mirë në mbrojtje, por ajo u thye në fund dhe kundërshtarja e fitoi ndeshjen.
Pas fitores në raundin e katërt Salimova grumbulloi një pasuri prej 2 pikësh dhe ndan vendin e tretë në renditje me Vaishali Rameshbabu dhe Katerina Lahno. Lider është Tan Xhuni me 3 pikë, e ndjekur nga Aleksandra Gorjaçkina me 2.5. Të martën në raundin e V, Salimova do të luajë me figurat e zeza ndaj kinezes Tan.

Publikoi / Publikuan: БНР екип