LAJME

Artikull

Maria Gabriel prezantoi projektin e parë të strategjisë së politikës së jashtme të Bullgarisë

Hënë, 8 Prill 2024, 13:02

Maria Gabriel

Maria Gabriel

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Pjesëmarrja e plotë në Bashkimin Evropian dhe NATO, zhvillimi i partneriteteve strategjike dypalëshe me vendet e BE-së dhe krijimi i atyre të reja, mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve bullgare jashtë vendit, diplomacia kulturore dhe digjitale, komunikimi strategjik. Këto janë disa nga prioritetet në projekt strategjinë e politikës së jashtme të Bullgarisë 2024-2030, të cilin e prezantoi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme në dorëheqje Maria Gabriel.
Dokumenti i parë i tillë në historinë e vendit tonë është përgatitur pas një diskutimi të gjerë ekspertësh dhe publik dhe synon të rrisë parashikueshmërinë dhe mbështetjen për politikën tonë të jashtme.
“Si anëtare e BE-së dhe NATO-s, Bullgaria ka qëndrimet e saj të qarta. Liria, demokracia, paqja nuk mund të merren si një dhuratë, prandaj edhe Bullgaria ka nevojë për një qëndrim të qartë kur shkelen këta kufij”, tha Maria Gabriel.

Publikoi / Publikuan: БНР екип