Artikull
Televizioni japonez promovon Bullgarinë si një destinacion turistik
Hënë 8 Prill 2024 15:32
Hënë, 8 Prill 2024, 15:32
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni
Madhësia e shkronjave
Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike.
Nisma, e cila synon të promovojë vendin tonë si një destinacion turistik dhe të tregojë për traditat dhe kulturën bullgare, përfshin dy episode tematike.
Снимка: Youtube / World Buzz Channel
Episodi i parë tashmë është hedhur në kanalin zyrtar të televizionit në YouTube dhe i dedikohet Festivalit bullgar të Pranverës "Martenica 2024" të mbajtur më 3 mars të këtij viti në parkun Miyashita në Tokio. Në të, ambasadorja jonë në Japoni, Marieta Arabaxhieva, prezanton martenicën (veroren) dhe simbolikën e saj, folklorin bullgar, produktet tradicionale, si djathi, reçeli i trëndafilit, mjalti, çaji bimor, vera, rakia dhe prodhimet prej qeramike të Trojanit që u ofruan gjatë festivalit.
Episodi i dytë i serialit bullgar do të ngarkohet në kanalin YouTube të Fuji TV më 19 prill dhe do të shfaqë gatime tradicionale bullgare.
Foto: Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni, Youtube / World Buzz Channel