MUZIKË

Artikull

"Sa urrej" - një këngë e re nga projekti "Artistët që këndojnë"

Martë, 9 Prill 2024, 05:15

"Sa urrej" - një këngë e re nga projekti "Artistët që këndojnë"

FOTO: YouTube/Igor Markovski

Madhësia e shkronjave

Kënga më e fundit, e 36-ta me radhë nga projekti "Artistët që këndojnë" të producentit Igor Markovski titullohet "Sa urrej". Këngëtarja Mariana Popova është nga ato fytyra të njohura nga bota artistike bullgare që interpretojnë këngë të bukura të kompozuara posaçërisht për ta. Edhe këtë herë në stilin e saj karakteristik shprehës, ajo këndon tekstin e Gina Dundovës - Pançevës, kushtuar dashurisë. Autori i muzikës dhe aranzhmanit është Svetosllav Lloboshki.
"Sa urrej" është tashmë për javën e dytë në renditjen e BNR “TOP 20” për këngët bullgare. Rolin kryesor në videoklipin e këngës e luan aktorja Milena Markova - Maca.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva