LAJME

Artikull

Ministri i mbrojtjes në detyrë: Beteja në Ukrainë është gjithashtu një betejë për interesat tona kombëtare

Martë, 9 Prill 2024, 12:14

Ministri i mbrojtjes në detyrë: Beteja në Ukrainë është gjithashtu një betejë për interesat tona kombëtare

FOTO: mod.bg

Madhësia e shkronjave

Duke hyrë në detyrë ministri teknik i mbrojtjes Atanas Zaprjanov falënderoi paraardhësin e tij Todor Tagarev për kontributin e tij në këtë sektor. Ai siguroi se zhvillimi i aftësive mbrojtëse dhe kontributi i vendit tonë në kuadër të NATO-së mbeten ndër prioritetet e ministrisë. Zaprjanov theksoi gjithashtu se ndihma për Ukrainën do të vazhdojë. “Beteja që po bëhet në Ukrainë është gjithashtu një betejë për interesat tona kombëtare”, theksoi ai.
Todor Tagarev prezantoi atë që u arrit në dhjetë muajt e fundit, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, të cilat për këtë vit janë në vlerë prej 4.2 miliardë leva (2.1 miliardë euro) krahasuar me 2.6 miliardë leva (1.3 miliardë euro) për vitin 2022.

Publikoi / Publikuan: БНР екип