Artikull
Nurgyul Salimova ka arritur një barazim ndaj lideres në turneun e prteneduesve
Mërkurë 10 Prill 2024 07:26
Mërkurë, 10 Prill 2024, 07:26
FOTO: FIDE
Madhësia e shkronjave
Nurgyul Salimova arriti rezultat baras me ish-kampionen e botës Tan Zhongyi të Kinës në raundin e pestë të Turneut të Pretenduesve në Toronto. Me figurat e zeza, bullgarja 20-vjeçare luajti me shumë qetësi përballë lideres në renditjen e përkohshme dhe shënoi barazimin e tretë në garë. Salimova grumbulloi gjithsej 2.5 pikë. Ajo luajti një mbrojtje Caro-Cann dhe kinezja nuk arriti të shfrytëzojë avantazhin e figurave të bardha. Pas një shkëmbimi të shpejtë të figurave në lëvizjen e 58-të, u arrit barazimi. Gjithashtu nuk pati fitues në 3 ndeshjet e mbetura të raundit. Pas raundit të pestë, Tan vazhdon të jetë në krye me 3.5 pikë përpara të dytës, Alexandra Goryachkina nga Rusia me 3 pikë. Salimova ndan pozitën e tretë me rusen tjetër - Katerina Lagno, dhe me indianen Vaishali Rameshbabu me 2.5 pikë. Në raundin tjetër, Nurgyul Salimova do të ndeshet me Goryachkina.
Publikoi / Publikuan: БНР екип