LAJME

Artikull

PE bëri thirrje për hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen nga mesi i vitit 2024

Enjte, 11 Prill 2024, 11:29

PE bëri thirrje për hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen nga mesi i vitit 2024

FOTO: pixabay

Madhësia e shkronjave

Radhët e gjata shkaktojnë probleme për shoferët, mjedisin dhe tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian. Kalimi përmes pikave kufitare për transportin e mallrave duhet të jetë i qetë dhe efikas. Anëtarësimi i plotë i Rumanisë dhe Bullgarisë në Shengen është i domosdoshëm në vitin 2024. Për këtë, Parlamenti Evropian (PE) i bëri thirrje Këshillit të BE-së në një propozim për një rezolutë, e cila u pranua me ngritjen e dorës të mërkurën, transmetoi “Evropa e Lirë”. Thirrja vjen disa ditë pasi Bullgaria dhe Rumania hynë në zonën Shengen nga ajri dhe uji. PE i kërkon Këshillit të Bashkimit Evropian që të marrë vendimin për Shengenin tokësor për Bullgarinë dhe Rumaninë deri në mesin e vitit 2024.