LAJME

Artikull

SHBA mbetet partneri strategjik i Bullgarisë në energjetikë

Premte, 12 Prill 2024, 11:58

Vlladimir Malinov dhe Xhefri Pajat

Vlladimir Malinov dhe Xhefri Pajat

FOTO: me.government.bg

Madhësia e shkronjave

Vazhdimi i bashkëpunimit strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e energjetikës ishte në qendër të bisedimeve të ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov dhe ndihmës sekretarit të shtetit për burimet energjetike të Shteteve të Bashkuara, Xhefri Pajat. Ata u takuan në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku u mbajt një samit i nismës së Tri Deteve.
U diskutua edhe realizimi i nismës së Korridorit Vertikal të operatorëve të transmetimit të gazit të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Hungarisë, Sllovakisë, Ukrainës dhe Moldavisë. Malinov dhe Pajat theksuan se zhvillimi i kësaj rruge është çelësi i sigurisë energjetike jo vetëm të Evropës Juglindore, por edhe të Ukrainës dhe Moldavisë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип