Artikull
Një kompozitor bullgar me çmimin për "Muzikën më të mirë" BAFTA
Premte 12 Prill 2024 13:08
Premte, 12 Prill 2024, 13:08
Borisllav Sllavov
FOTO: Radostina Todorova
Madhësia e shkronjave
Kompozitori bullgar Borisllav Sllavov fitoi çmimin prestigjioz për "Muzikën më të mirë" në edicionin e 20-të të sivjetshëm të Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit BAFTA GAMES AWARDS, njoftoi BNR "Horizont". Sllavov mori njohjen si kompozitor i muzikës për Baldur's Gate 3, i shpallur si loja më e mirë e vitit. Ajo kishte 11 nominime dhe fitoi 3 çmime. Statujën për muzikën më të mirë kompozitorit bullgar ia dorëzoi autori i muzikës së "Spider-Man" dhe "Mbreti Arthur" - Daniel Pembertën.
"Nëse dikush do të më thoshte 20 vjet më parë se do të isha këtu me ju, nuk do ta besoja. Faleminderit BAFTA që e bëri muzikën e video-lojërave një art më vete", tha Sllavov.
Publikoi / Publikuan: БНР екип