SHOQËRI

Artikull

Bullgaria u bë anëtare e programit të NASA-së për fluturimet në Hënë

Premte, 12 Prill 2024, 16:06

Prof. Dr. Georgi Zhelev

Prof. Dr. Georgi Zhelev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në fund të vitit 2023, Bullgaria u bë anëtare e programit “Artemisa” të NASA-së. Ai është vazhdimësi e programit “Apollo” dhe synimi kryesor i tij lidhet me fluturimet me pilot në Hënë. Ideja është që ai të jetë një trampolinë edhe për fluturime të mundshme në Mars, tha për BTA drejtori i Institutit për Kërkime Hapësinor dhe Teknologji në Akademinë Bullgare të Shkencave Prof. Dr. Georgi Zhelev në ditën e hapur të institucionit shkencor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Kozmonautikës. Sipas Zhelevit, programi ofron shumë mundësi për shkencëtarët bullgarë. Gjithashtu, me një politikë të mirë, Bullgaria mund të ketë një tjetër kozmonaut.