Artikull
Kopshti Botanik në Sofje na fton në "Takime Pranverore me bimët"
Shtunë 13 Prill 2024 05:10
Shtunë, 13 Prill 2024, 05:10
FOTO: Kopshti Botanik - Akademia Bullgare e Shkencave
Madhësia e shkronjave
Më 13 prill, kur Bullgaria feston për herë të parë Ditën Ndërkombëtare të Vlerësimit të Bimëve, Kopshti Botanik i Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje hap dyert për edicionin e 23-të të "Takime pranverore me bimët", informojnë organizatorët. Iniciativa, kushtuar diversitetit të jashtëzakonshëm, bukurisë dhe rëndësisë së bimëve, përfshin edhe ekspozitën tematike "Gjethja e gjelbër - aparati i oksigjenit i planetit", e cila është e hapur deri më 20 prill, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 17:00.
Në ditën e hapjes - 13 prill, nga ora 11:00 deri në 14:00, Prof. Asc. Dr. Antoaneta Petrova do të mbajë një fjalim për bimët.
FOTO: Ботаническа градина - БАН
Kopshti Botanik i Akademisë Bullgare të Shkencave strehon koleksionin më të pasur publik të bimëve në Ballkan, ku rriten më shumë se 3 300 lloje nga të gjitha kontinentet. Varietetet dekorative të krijuara nga njeriu janë mbi 1 200 lloje, duke përfshirë trëndafila, orkide, azalea tradicionale japoneze, kamelia, barbaroze, lule fuchsia hybrida, panjet japoneze, varietetet e dëllinjës, thujës dhe të tjera.
Fondi grumbullues përfshin më shumë se 4 500 lloje dhe forma bimësh, që nënkupton më shumë se 1% e diversitetit të bimëve në botë.
FOTO: Ботаническа градина - БАН
Përpiloi: D. GrigorovaFoto: Kopshti Botanik - Akademia Bullgare e Shkencave
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип