SHOQËRI

Artikull

Në Bansko mbahet një kurs trajnimi ndërkombëtar për qentë e shpëtimit

Shtunë, 13 Prill 2024, 13:00

Foto: Facebook / Grupi i Shpëtimit me qentë e Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq Bullgar

Foto: Facebook / Grupi i Shpëtimit me qentë e Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq Bullgar

Madhësia e shkronjave

Mbi 30 kujdestarë dhe instruktorë të qenve të shpëtimit po punojnë në terren në zonën e skive sipër Banskos, në kuadër të Kursit Ndërkombëtar të Trajnimit për qentë e shpëtimit nga 10 deri më 14 prill. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Bashkia e Bansko-s njofton se ato ushtrohen për të qënë në gadishmëri në raste orteku, kërkim të njerëzve të humbur në male, shpëtim në raste tërmeti dhe fatkeqësi të tjera.
Përveç 20 kujdestarëve të qenve nga Bullgaria, në kursin e trajnimit marrin pjesë edhe kujdestarë dhe instruktorë nga Republika Çeke, Rumania dhe Sllovakia. Si një lloj mirënjohjeje e shoqërisë për profesionalizmin e shpëtimtarëve nga Skuadra Bansko e Shërbimit të Shpëtimit Malor, organizimi dhe mikëpritja u është besuar atyre.

FOTO: Фейсбук / Група за спасяване с кучета към ПСС при БЧК

Edicioni përvjetor i Kursit Ndërkombëtar i kushtohet 50 vjetorit të krijimit të Grupit të Shpëtimit me qentë e Shërbimit të Shpëtimit Malor. Në fund të trajnimit katërditor në terrenin e trajnimit për ortekët në majën Todorka, pjesëmarrësve të kursit do t'u bashkohen edhe veteranët - ish-kujdestarë të qenve të shpëtimit, si dhe mysafirë të tjerë, profesioni i të cilëve ka të bëjë me shpëtimin malor.

FOTO: Фейсбук / Група за спасяване с кучета към ПСС при БЧК

Përpiloi: D. Grigorova
Foto: Facebook / Grupi i Shpëtimit me qentë e Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq Bullgar
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello