SHOQËRI

Artikull

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Dielë, 14 Prill 2024, 06:55

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç, Maja Shtërbanova. Kushtet për aplikimin për mbështetjen e bletarisë janë aq të komplikuara, saqë gjithnjë e më pak njerëz të punësuar në këtë sektor mund të përfitojnë prej tyre. Sipas statistikave, 1/4 e fermave të vogla të bletëve u zhdukën në vitin 2023. Edhe bletarët trashëgimtarë heqin dorë nga bletaria. Shoqata “Bleta Dobriç” beson se nëse nuk ndalet importi i mjaltit dhe produkteve imituese të mjaltit me çmim më të ulët nga vendet e tjera, bletarët do të vazhdojnë të bien.

Publikoi / Publikuan: БНР екип