Artikull
“Po vrapojmë” – një këngë për ata që zgjedhin rrugën e vështirë
Hënë 15 Prill 2024 05:10
Hënë, 15 Prill 2024, 05:10
FOTO: YouTube /Miro
Madhësia e shkronjave
Viti i kaluar ishte më se i suksesshëm për këngëtarin në zë Miro. Ndër projektet e realizuara janë turneu i shitur i këngëtarit, si dhe albumi i tij i titulluar “46”. Më 17 prill ai ka përgatitur një sfidë të re - një koncert të madh në sallën “Arena Sofja”.
Pritshmëria është për një koncert të paharrueshëm me interpretues të ftuar special, efekte vizuale luksoze dhe shfaqje kërcimi. Për herë të parë para publikut Miro do të interpretojë këngën e tij më të re “Po vrapojmë”. Miro është autor i muzikës dhe i tekstit, aranzhimin e bëri Filladellfo Kastro.
"Po vrapojmë" ka të bëjë me dëshirën tepër njerëzore për të marrë rrugën e lehtë. “Po vrapojmë” është edhe për ata që zgjedhin rrugën tjetër”, thotë Miro dhe premton, se “kënga e radhës do të jetë një këngë kërcimi”.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova