Artikull
Ministri në detyrë i kulturës premtoi se do ta ruajë sistemin nga përmbysja
Hënë 15 Prill 2024 08:03
Hënë, 15 Prill 2024, 08:03
Najden Todorov
FOTO: Ministria e Kulturës
Madhësia e shkronjave
Mandati i qeverisë është i shkurtër. Do të jetë shumë e vështirë për të nëse hyn një person që është absolutisht i huaj. Kështu i është përgjigjur ministri i kulturës nga qeveria teknike, dirigjenti Najden Todorov pyetjes se pse e ka pranuar këtë post për herë të dytë. Todorov ka thënë për “Nova TV” se kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev e ka njohur nga koncertet në të cilat ka ardhur. “Kur më thirrën për takim me Dimitër Gllavçevin, ishte me fjalët: A jeni gati të sakrifikoni disa muaj nga jeta juaj për Atdheun? Fjalë shumë të forta”, tha ministri. Najden Todorv shtoi se paraardhësi i tij Krëstju Krastev i ka lënë një trashëgimi të mirë. Ai solli paqen në sistem dhe arriti të rrisë pagat. “Duhej të shkarkoja drejtorin ekzekutiv të Fondit “Kultura”, një proces që kishte filluar dhe unë e përfundova”, tha Najdenov, duke shtuar se është duke u përgatitur një rregullore e re për punën e fondit.
Mund të lexoni më shumë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип