LAJME

Artikull

"Zgjedhim së bashku" është slogani për zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe atë bullgar

Hënë, 15 Prill 2024, 12:52

"Zgjedhim së bashku" është slogani për zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe atë bullgar

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Nga 16 prilli, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) fillon një fushatë shpjeguese për zgjedhjet e ardhshme 2 në 1 - për Parlamentin Evropian dhe atë bullgar, të planifikuara për 9 qershor, njoftoi reporterja e BNR Cvetelina Stojanova. Slogani për zgjedhjet do të jetë “Zgjedhim së bashku”, vendosi sot KQZ. Në faqen e Komisionit planifikohet që një numërues i veçantë për të treguar ditët e mbetura deri në ditën e zgjedhjeve dhe për të kujtuar skadimin e afateve të rëndësishme lidhur me ushtrimin e votës më 9 qershor.
KQZ-ja filloi sot pranimin e dokumenteve për regjistrimin e partive dhe koalicioneve që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe atë bullgar. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 24 prill.