Artikull
Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar
Martë 16 Prill 2024 13:47
Martë, 16 Prill 2024, 13:47
FOTO: FB / Grigor Banushi
Madhësia e shkronjave
Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe. Ngjarja do të mbahet në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” më 18 prill, nga ora 16:00, me hyrje falas.
“Simfonia e pambaruar” është një thriller psikologjik dhe një simfoni e fateve njerëzore të ndërthurura tragjikisht. Disidenti Adrian Mara, kompozitor dhe dirigjent, i cili është arratisur nga regjimi diktatorial në Shqipëri dhe është vendosur në Francë, është rrahur nga një i panjohur dhe e ka humbur përkohësisht kujtesën.
Grigor Banushi lindi në Tiranë në vitin 1948. Ai u diplomua për gjuhësi dhe letërsi në Universitetin e Tiranës dhe punoi si mësues në bashkinë Pukë. Ka qenë edhe gazetar në “Radio Tirana”. Në vitin 1997, Grigor Banushi botoi romanin e tij debutues, “Vdekja e Narcisit”, i ndjekur nga “Fytyra e Djallit” (2009). Romani i tretë i Grigor Banushit, “Mëria e zanave”, u botua në vitin 2015 dhe u nominua për Çmimin Europian për Letërsinë. Është botuar edhe në vendin tonë nga shtëpia botuese “Persej”, përkthyer nga doc. Ekaterina Tërpomanova.
Lexoni më tepër: