LAJME

Artikull

Ministri i Bujqësisë u zëvendësua disa ditë pas marrjes së detyrës

Martë, 16 Prill 2024, 15:19

Kirill Vëtev

Kirill Vëtev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev ka propozuar që Kirill Vëtev të lirohet nga posti i ministrit të bujqësisë dhe ushqimit dhe në vend të tij të emërohet Georgi Tahov, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Në propozimin e tij drejtuar presidentit Rumen Radev, Gllavçev si arsye për ndryshimin e përmend mospërballimin e detyrave zyrtare, si pasojë e të cilit vazhdon tensioni dhe pakënaqësia në sektorin agrar.
Vëtev ishte një nga katër ministrat e qeverisë së rregullt të PP-DB dhe GERB-SDS, të cilët mbajtën postet dhe në kabinetin teknik, i emëruar zyrtarisht 8 ditë më parë, më 9 prill 2024. Ai arsyetoi qëndrimin e tij në Ministrinë e Bujqësisë me dëshirën për të përfunduar punën e filluar.
Kryeministri në detyrë ka propozuar edhe ndryshimin e ministrit të jashtëm në detyrë.