MUZIKË

Artikull

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Mërkurë, 17 Prill 2024, 05:30

“Unë dhe ti" – dueti Mania

FOTO: YouTube

Madhësia e shkronjave

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo.
Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku Daniella luante edhe saksofon. Që nga viti 1999 i njohim si dyshja “Mania”. Deri më tani dueti Mania ka realizuar tre albume dhe një sërë hitesh, dhjetëra performanca brenda dhe jashtë vendit, disa prej tyre kushtuar qëllimeve bamirëse.

FOTO: facebook.com/p/Дует Мания

Tani Daniella dhe Julija na ofrojnë këngën e tyre më të re “Unë dhe ti”, të frymëzuar nga dashuria e vërtetë, e pastër dhe pa kushte.
Daniella dhe Julija kanë kompozuar muzikën, teksti është i Daniellës, ndërsa aranzhimi është i Dian Savov - DJ Dian Solo nga Deep Zone Project.
Foto: facebook.com/p/Dueti "Mania"
Pëgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva