Presidenti Rumen Radev nuk tha nëse do të nënshkruajë dekretet për zëvendësimin e dy ministrave - të punëve të jashtme dhe të bujqësisë, siç kërkoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev.
Radev e ftoi Gllavçevin në një takim të premten për të paraqitur arsyet e tij për ndërrimet e kërkuara. Sipas tij, lirimi i ministrave një javë pasi u betuan është një tjetër dëshmi e dështimit të reformës kushtetuese. Ai shprehu shpresën se Gllavçev është i qartë për dëmet e besimit në procesin zgjedhor. Radev u shpreh ashpër edhe kundër nominimit të Daniell Mitovit për postin e ministrit të jashtëm. “Deri më tani nuk kam emëruar nënkryetar të ndonjë partie politike në qeveritë e përkohhsme”, theksoi presidenti.