LAJME

Artikull

Plantacioni i parë i fëstëkut të Damaskut u shfaq në Bullgari

Enjte, 18 Prill 2024, 03:20

Plantacioni i parë i fëstëkut të Damaskut u shfaq në Bullgari

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Për herë të parë në Bullgari afër Sandanskit (Bullgaria Jugperëndimore) mbollën një plantacion me 22 hektarë fëstëkë të Damaskut. Investimi i përket një biznesmeni nga Sofja, njoftoi BNT. Korrja e parë pritet në 2-3 vjet. Njerëzit në rajonin më të ngrohtë të Bullgarisë e kanë kultivuar edhe më parë këtë bimë ekzotike për vendin tonë, por në oborret e tyre dhe jo në një sasi të tillë. Secila prej pemëve të vogla kushton rreth 45 leva /rreth 22.5 euro/. Në mënyrë që të mos ketë vjedhje të fidanëve, është planifikuar edhe një video monitorim i plantacionit.