Artikull
Bullgaria ka mbështetjen italiane për anëtarësimin e plotë në Shengen
Enjte 18 Prill 2024 06:48
Enjte, 18 Prill 2024, 06:48
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Presidenti italian Sergio Mattarella deklaroi mbështetjen e Romës për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen. Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Mattarella ndodhet në një vizitë dyditore në vend. Të dy diskutuan për zhvillimin e marrëdhënieve në ekonomi, mbrojtje, kulturë dhe arsim. Viti 2024 shënon 145 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Sofjes dhe Romës. Radev falënderoi Italinë për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen, Eurozonë dhe Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Mattarella tha se shpreson se vendi do të bëhej së shpejti një anëtar i plotë i zonës Shengen. Të dy vendet kanë qëndrime të ngjashme për çështjen e migracionit. Si vende të vijës së parë, Bullgaria dhe Italia mbështesin vendimin për miratimin e Paktit Evropian për Migracionin dhe Azilin.
Lexoni më tepër: