EKONOMI

Artikull

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Enjte, 18 Prill 2024, 08:43

Dimitër Radev

Dimitër Radev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Guvernatori i BNB-së deklaroi gjithashtu se "buxheti duhet të jetë anti-inflacionist, por aktualisht ai nuk është i tillë. Përvoja globale dhe jona tregon se kjo mund të arrihet më së miri përmes masave për menaxhim efektiv dhe kontroll të kostos" të bankës qendrore.
Me rastin e rritjes së kredidhënies hipotekore, Radev tha: “Ajo që shohim na mban në këmbë, por në këtë fazë nuk jemi veçanërisht të shqetësuar”.