LAJME

Artikull

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Enjte, 18 Prill 2024, 15:31

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet.
Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, të cilit dje iu bashkua edhe ish-kryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Zhivko Kocev.
Kundër Bankovës u ngrit një akuzë e dytë për detyrim, njoftoi avokatja e saj Adelina Natina.