Artikull
Bullgaria është e gatshme të reagojë në rast të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme
Premte 19 Prill 2024 07:01
Premte, 19 Prill 2024, 07:01
Dimitër Gllavçev
FOTO: Qendra e shtypit e KM
Madhësia e shkronjave
Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe qeveria janë në koordinim të vazhdueshëm me departamentet përkatëse dhe shërbimet e sigurisë dhe po e monitorojnë situatën. Ka gatishmëri për evakuimin e shtetasve bullgarë. Për momentin nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë ushtarak për vendin, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Ministria e Punëve të Jashtme po monitoron nga afër zhvillimin e situatës pas lajmeve për goditjet izraelite ndaj objekteve në Iran. Ministria është në kontakt të drejtpërdrejtë me diplomatët bullgarë në rajon. Janë dhënë udhëzime për sigurinë e personelit në ambasadat dhe shtetasve bullgarë në rajon. Ne mbajmë kontakte operative me vendet partnere, ka gatishmëri për veprime sipas zhvillimit të situatës, njofton ministria.
Publikoi / Publikuan: БНР екип