LAJME

Artikull

Ngarkesa e parë e karburantit bërthamor amerikan mbërriti në Bullgari

Premte, 19 Prill 2024, 13:19

Ngarkesa e parë e karburantit bërthamor amerikan mbërriti në Bullgari

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Ngarkesa e parë e karburantit të freskët bërthamor për centralin atomik “Kozlloduj” mbërriti në Portin Varna - Perëndim. Ajo na është dorëzuar nga anija me flamur holandez "Adamas", raportoi BNT. Karburanti i prodhuar nga kompania amerikane “Westinghouse” do të transportohet në kontejnerë të posaçëm me hekurudhë nga terminali i portit drejt centralit bërthamor. Për shkak të ngarkesës së rrezikshme, qasja në port ishte e kufizuar.
Kjo është dorëzimi i parë i karburantit bërthamor sipas kontratës dhjetëvjeçare të shpallur në dhjetor 2022 midis centralit atomik “Kozlloduj” dhe “Westinghouse”. Karburanti prodhohet në fabrikën e kompanisë në qytetin suedez Västerås dhe duhet të zëvendësojë kasetat ruse. Karburanti i “Westinghouse” ende nuk ka marrë licencë nga Agjencia Rregullatore Bërthamore.