Artikull
40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve
Premte 19 Prill 2024 14:15
Premte, 19 Prill 2024, 14:15
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të Mbarështuesve të Shpendëve, i raportoi këto të dhëna alarmante për BNR. Sipas tij, ky sektor i shpendëve ka qenë më i zhvilluari dhe më i orientuar drejt eksportit, pasi kemi eksportuar rreth 20% të prodhimit dhe tani një pjesë e madhe e kontratave të eksportit do të mbeten të paplotësuara.
"Ne po humbasim pozicione të mëdha në pothuajse të gjitha segmentet e blegtorisë bullgare. Importojmë një sasi të madhe mish derri, importojmë më shumë se 50% të mishit të pulës, importojmë vezë nga Ukraina, të prodhuara me standarde shumë më të ulëta të cilësisë. Është e pashpjegueshme se si po krijojmë konkurrencë të pandershme. Lufta nuk është shpjegim i këtij problemi”, përfundoi ai.