LAJME

Artikull

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Premte, 19 Prill 2024, 15:49

Stefan Dimitrov

Stefan Dimitrov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një javë pas marrjes së detyrës. Në takimin e sotëm me presidentin Rumen Radev, Gllavçev ka paraqitur arsyet për ndryshimet e kërkuara nga ai, por nuk është e qartë nëse Radev do t'i nënshkruajë dekretet për to. Stefan Dimitrov njoftoi para gazetarëve se komunikimi i tij me kryeministrin është përmirësuar. “Si do të vazhdojë ky dialog mes nesh, do të varet nga vendimi im për detyrat dhe përgjegjësitë që kam marrë përsipër për momentin, i udhëhequr vetëm nga ideja për të ndihmuar në dy gjëra kryesore. E para është që të zhvillohen zgjedhje të ndershme jashtë vendit, sigurimi i kushteve për këtë, dhe sigurimi i funksionimit normal të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, tha Dimitrov.