Artikull
Në Sofje, Plovdiv dhe Varna po zhvillohet një xhiro me biçikletë për të sëmurët me hemofili
Shtunë 20 Prill 2024 04:35
Shtunë, 20 Prill 2024, 04:35
FOTO: Facebook / haemophilia.bulgaria
Madhësia e shkronjave
700 janë bullgarët e diagnostikuar me hemofili. 100 prej tyre janë fëmijë. Sëmundja është zakonisht e trashëgueshme dhe rekomandimi për familjet është që të ekzaminojnë djemtë e tyre të porsalindur menjëherë pas lindjes. Deri para pak kohësh besohej se nga hemofilia mund të preken vetëm meshkujt, por është fakt se ka edhe femra që kanë problem me mpiksjen e gjakut dhe ky mund të jetë faktor kërcënues për jetën, ndërsa në Bullgari ende nuk ka asnjë mekanizëm për trajtimin e tyre.
FOTO: Facebook / haemophilia.bulgaria
Specialistët e mjekësisë tërhoqën vëmendjen për këtë problem me rastin e 17 prillit - Ditës Botërore për Luftimin e Sëmundjeve Gjenetike të Fshehta. Kjo datë është caktuar që nga viti 1989 me iniciativën e Federatës Botërore të Hemofilisë, me synimin për të dhënë më shumë informacion për shkaqet e dëmtimit të koagulimit të gjakut dhe për nevojën për kujdes shëndetësor kudo në botë. Me rastin e Ditës Botërore të Hemofilisë, më 20 prill, Shoqata Bullgare e Personave me Hemofili organizon një shëtitje me biçikletë nën titullin "Së bashku" në Sofje, Plovdiv dhe Varna.
Foto: Facebook / haemophilia.bulgaria
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип