SHOQËRI

Artikull

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

Dielë, 21 Prill 2024, 03:30

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

FOTO: FB / kapachkizabudeshte

Madhësia e shkronjave

Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së ardhmes. Bullgarët në mbarë vendin dhe në mbarë botën mbledhin kapakë në familjet e tyre dhe më pas i dhurojnë për kauzat e "Kapakë për të ardhmen".

FOTO: БГНЕС

Dhjetëra qytete në Bullgari marrin pjesë në aksionin pranveror për dhurimin e kapakëve. Sot, më 21 prill, vullnetarët e fushatës pranojnë sasitë e grumbulluara në qytetet Burgas dhe Gabrovo.
Qëllimi është që fondet e grumbulluara nga shpërndarja e plastikës të përdoren për të blerë pajisje mjekësore për të paktën 20 reparte të fëmijëve, maternitetit dhe neonatologjisë në të gjithë vendin.
Foto: FB / kapachkizabudeshte, BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva