POLITIKË

Artikull

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Hënë, 22 Prill 2024, 08:56

Dimitër Gllavçev

Dimitër Gllavçev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99 paragraf 5 të Kushtetutës, kreu i shtetit Rumen Radev emëroi gjithashtu Dimitër Gllavçev ushtrues detyre të ministrisë së punëve të jashtme dhe Georgi Tahov, ish-drejtor i Fondit Shtetëror "Bujqësia" - ushtrues detyre të ministrit të bujqësisë dhe ushqimit. Me të njëjtin dekret kreu i shtetit shkarkon Stefan Dimitrovin nga posti i ushtruesit të detyrës së ministrit të punëve të jashtme dhe Kirill Vëtevin nga posti i ushtruesit të detyrës së ministrit të bujqësisë dhe ushqimit.