SHOQËRI

Artikull

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

Hënë, 22 Prill 2024, 10:36

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

FOTO: earthday.org

Madhësia e shkronjave

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e Tokës”, këmbënguli që t’i jepet fund përdorimit të plastmasës në emër të shëndetit të njeriut dhe planetit. Sipas Sharën, një reduktim prej 60% në prodhimin e të gjitha llojeve të plastikës mund të arrihet deri në vitin 2040, duke përfshirë edhe riciklimin, i cili gjithashtu kursen burimet e Tokës.
Më 22 prill 1970, Dita e Tokës u shënua për herë të parë në SHBA dhe Kanada, dhe Bullgaria iu bashkua nismës në vitin 1993. Në vitin 2024, ngjarja përfshin aktivitete në mbi 190 shtete dhe bashkon rreth 1 miliard njerëz.