Artikull
Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës
Hënë 22 Prill 2024 10:51
Hënë, 22 Prill 2024, 10:51
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev
FOTO: government.bg
Madhësia e shkronjave
Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive politike mes dy vendeve dhe konfirmuan gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe partneritetit dypalësh për forcimin e sigurisë dhe prosperitetit në rajon. U theksua nevoja e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë dhe më konkretisht në fushën e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, teknologjive të informacionit dhe komunikacionit. Kryeministri bullgar në detyrë e siguroi mysafirin se Bullgaria vazhdon të mbështesë integrimin evropian dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe kandidaturën e vendit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Publikoi / Publikuan: БНР екип