LAJME

Artikull

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Martë, 23 Prill 2024, 12:37

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

FOTO: Zdravka Masljankova

Madhësia e shkronjave

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo, njoftoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova. Në maj, do të ketë një takim online midis ministrit të ri bullgar të bujqësisë në detyrë Georgi Tahov dhe kolegut të tij ukrainas Mikolla Sollski. “Në vitin 2023 furnizuam 2500 tonë qumësht të thatë nga Ukraina në Bullgari, por jemi në gjendje të dërgojmë 5000 tonë. Nëse Bullgaria ka nevojë, ne mund të furnizojmë lloje të tjera prodhimi", i tha BNR Arsen Didur nga Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit. Ka të paktën 30% mungesë të qumështit të papërpunuar cilësor, lëndë e parë që nuk prodhohet më nga blegtorët bullgarë”, theksoi Pllamen Angellov nga Shoqata Bullgare e Përpunuesve të Qumështit.