SHOQËRI

Artikull

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Martë, 23 Prill 2024, 15:54

Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

FOTO: mzh.government.bg

Madhësia e shkronjave

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës "Tehnomebel" në Inter Expo Center në Sofje. Në ekspozitë, e cila do të zgjasë deri më 26 prill, marrin pjesë rreth 100 kompani nga Bullgaria, Turqia, Rumania, Evropa Lindore dhe Perëndimore nga të gjitha segmentet e industrisë së mobilieve dhe përpunimit të drurit. Prezantohen teknologjitë më të fundit të përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobilieve, si dhe gjithçka e nevojshme për pajisjen e fabrikave të përpunimit të drurit dhe mobilieve.

Publikoi / Publikuan: БНР екип