LAJME

Artikull

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sinjalizuar probleme me respektimin e të drejtave të njeriut

Mërkurë, 24 Prill 2024, 06:50

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sinjalizuar probleme me respektimin e të drejtave të njeriut

FOTO: bulgaria-embassy.org

Madhësia e shkronjave

Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet shtetërore, probleme serioze me pavarësinë, korrupsionin e gjyqësorit dhe ekzekutivit, krimet dhe kërcënimet e motivuara nga antisemitizmi. Burimet të cilave u referohet Departamenti i Shtetit janë kryesisht organizatave joqeveritare, si "Fondi Kundër Korrupsionit", Komiteti Bullgar i Helsinkit dhe Shoqata e Gazetarëve Evropianë. Raporti kujton gjithashtu dhunën e policëve ndaj demonstruesve gjatë protestës kundër Unionit Bullgar të Futbollit në nëntor 2023.