Artikull
Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës
Mërkurë 24 Prill 2024 15:08
Mërkurë, 24 Prill 2024, 15:08
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në fushën e energjetikës është me interes të ndërsjellë për të dyja vendet”, tha Malinov. U diskutua edhe çështja e shitjes së mundshme të pjesëve të pajisjeve për Centralit Atomik Elektrik “Belene” në Ukrainë, sipas vendimit të Kuvendit Popullor nga korriku 2023. Në fokus të takimit ishte edhe tema e ofrimit të furnizimeve alternative me gaz për Ukrainën pas pezullimit të transportit të gazit natyror rus përmes territorit ukrainas.
Publikoi / Publikuan: БНР екип