SHOQËRI

Artikull

Sapun i bërë në shtëpi sipas teknologjive të vjetra në fshatin e Mezdrës, Carevec

Shtunë, 27 Prill 2024, 06:05

Sapun i bërë në shtëpi sipas teknologjive të vjetra në fshatin e Mezdrës, Carevec

FOTO: Bashkia Mezdra

Madhësia e shkronjave

Carevec po bëhet edhe një herë një vend për ringjalljen e traditave të vjetra. Të shtunën, më 27 prill, fshati i rrethinave të Mezdrës pret edicionin e tretë të Festivalit të Sapunit, i cili paraqet një zakon tipik vendas të transmetuar ndër breza. Për banorët e fshatit Carevec, bërja e sapunit në kushte shtëpie është një traditë e kahershme. Jo rastësisht është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s.
Gjatë gjithë ditës, mysafirët e fshatit Carevec mund të mësojnë për këtë traditë të lashtë interesante. Në të ashtuquajturat “Rruga e Artizanatit” fshatarët do të prezantojnë mënyrën e tyre autentike të jetesës dhe kulturës. Kështu, vizitorët e “festës së sapunit” do të kenë mundësinë të kthehen, të paktën për pak, në një kohë të largët, kur për të pasur diçka, duhej ta realizoje me duart e tua.
Tradicionalisht, sapuni zihet në pranverë derisa koha është ende e freskët dhe bëhet duke përdorur sallo derri, ujë, kripë dhe sodë kaustike.
Festa organizohet nga Komuna Carevec dhe biblioteka e fshatit me mbështetjen e Bashkisë Mezdra. Ndërsa për humorin e mirë të të rinjve dhe të riturve është planifikuar një program i pasur folklorik dhe shumë surpriza të tjera të këndshme.
Përpiloi: Veneta NikollovaFoto: Bashkia Mezdra
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: БНР екип