SPORT

Artikull

Bullgaria ka një kampion evropian në boks për meshkuj

Hënë, 29 Prill 2024, 05:43

Bullgaria ka një kampion evropian në boks për meshkuj

FOTO: bgboxing.org

Madhësia e shkronjave

Në Kampionatin Evropian të Boksit në Beograd, Rami Kiuan arriti suksesin më të madh të karrierës së tij dhe mundi në finale rusin Xhambullat Bizhamov në kategorinë 75 kg me votat e gjyqtarëve 3:2. Në finalen e Beogradit, Rami humbi raundin e parë, por me një lojë më të qëndrueshme fitoi të dytin. Në pjesën e tretë vendimtare Kiuan ishte i baraz me Bizhamov. Ndeshja duhej të rishikohej nga vëzhguesi i arbitrit, i cili i dha fitoren bullgarit.
Para Kiuan, dy bullgarë të tjerë hynë në ring në luftime për medaljen e artë, por nuk ia dolën. Radosllav Rosenov në 60 kg. dhe kubani me pasaportë bullgare Havier Ibanez në 57 kg. humbën nga rusët Vsevollod Shumkov me votat e arbitrit 0:5 dhe nga Eduard Savin me 1:4.
Bullgaria e përfundoi kampionatin me gjithsej dy tituj, tre të argjendta dhe gjashtë medalje bronzi.

Publikoi / Publikuan: БНР екип