LAJME

Artikull

Presidenti vendosi veto mbi ndryshimet procedurale për vlerësimet mjedisore

Hënë, 29 Prill 2024, 07:08

Rumen Radev

Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev vuri veton mbi ndryshimet në Ligjin për Inkurajimin e Investimeve. Ndryshimet rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe krijojnë rrezik për dëmtim të interesit publik. Të formuluar ashtu kërcënojnë të drejtën e garantuar të qytetarëve me kushtetutë për një mjedis të shëndetshëm dhe ulin përgjegjësinë e administratës për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve, theksohet në arsyet. Vihet në dukje se vetoja nuk e konteston nevojën e përshpejtimit të ndërtimit të objekteve me rëndësi strategjike. Për herë të tretë pas viteve 2017 dhe 2019, Radev kundërshton ndryshime të ngjashme të këtij ligji. Dispozitat që shkurtojnë procedurat për vlerësimin e efekteve të projekteve në mjedis dhe parimi i vendosur i pëlqimit të heshtur për zbatim u kthyen për një diskutim të ri.