LAJME

Artikull

Bullgaria këmbëngul për rritjen e pagesave bazë për fermerët në BE

Martë, 30 Prill 2024, 06:53

Bullgaria këmbëngul për rritjen e pagesave bazë për fermerët në BE

FOTO: mzh.government.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria i bashkohet kërkesës për rritjen e ndihmës "de minimis" në sektorin e bujqësisë. Kështu deklaroi në Luksemburg ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Dr. Georgi Tahov, në një mbledhje të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin. Kërkesa për heqjen e tavanit të skemës "de minimis" është paraqitur nga Gjermania dhe në emër të Bullgarisë dhe të 13 vendeve të tjera anëtare. Komisioni Evropian duhet të lejojë që tavani "de minimis" të rritet në 50 000 euro në vazhdim të 3 viteve.
Politika e përbashkët bujqësore e BE-së ka nevojë për një buxhet adekuat dhe mbështetje të drejtë për fermerët, në mënyrë që të mos ketë pabarazi mes fermerëve në BE, këmbënguli ministri Tahov. Sipas tij, është thelbësore të punohet mbi të gjitha për të barazuar nivelet e pagesave direkte, në mënyrë që fermerët nga vendet me pagesa më të ulëta të ndjehen të barabartë me të tjerët në BE.