Artikull
Nadja Tonçeva është ndër pretendentet për Kupën e Botës në Shah
Martë 30 Prill 2024 07:51
Martë, 30 Prill 2024, 07:51
FOTO: bulchess.com
Madhësia e shkronjave
Në edicionin e dytë radhazi të Kupës Botërore të shahut për femra, sërish do të ketë pjesëmarrje bullgare. Pasi Nurgjyll Salimova arriti në finalen e turneut në Baku në Kupën e Botës në Shah për femra, në vitin 2025 do të garojë Nadja Tonçeva. Në vitin 2023 edhe ajo mori pjesë në garë, por u eliminua në raundin e parë. Për të siguruar një pjesëmarrje të dytë radhazi në Kupën e Botës, bullgares 18-vjeçare iu desh të gjente një vend në Top 10 të Kampionatit Evropian në Rodos. Ajo e arriti atë me një fitore me figurat e zeza në xhiron e fundit të 10-të ndaj Hanëm Ballxhaeva nga Azerbajxhani. Kështu adoleshentja nga Sofja grumbulloi 7.5 pikë, me të cilat përfunduan garuesit nga pozita e dytë deri në atë të 9. Në renditjen përfundimtare, Tonçeva mbeti në vendin e 7-të. Kampione me 8.5 pikë është Ulvia Fatalieva nga Azerbajxhani.
Publikoi / Publikuan: БНР екип