SHOQËRI

Artikull

Të rinjtë bullgarë fituan medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Kimisë

Martë, 30 Prill 2024, 14:59

Të rinjtë bullgarë fituan medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Kimisë

FOTO: mon.bg

Madhësia e shkronjave

Nxënësit bullgarë u kthyen në shtëpi me një komplet të plotë medaljesh pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë Mendeleev në Kinë. Në konkurrimin e 151 pjesëmarrëse nga 26 shtete, ata fituan medalje ari, argjendi dhe bronzi, njoftoi Ministria e Arsimit.
Medaljen e artë e fitoi Viktor Lillov nga klasa e 12-të e Shkollës së Mesme Matematikore të Sofjes. Kjo është medalja e dytë e artë për Bullgarinë në historinë e Olimpiadës, pasi u fitua një e tillë për herë të parë në vitin 2019 në Shën Petersburg.
Javor Hristov, po ashtu nga klasa e 12-të e Shkollës së Mesme Matematikore të Sofjes, fitoi një medalje të argjendtë dhe bronzin e mori një tjetër nxënës të klasës së 12-të nga e njëjta shkollë e mesme, Presllav Georgiev. Drejtuesit e ekipit bullgar janë Doc. Hristo Çanev dhe Doktore Daniella Cekova nga Fakulteti i Kimisë dhe Farmacisë i Universitetit të Sofjes.