TURIZËM

Artikull

Disa nga hotelet në pushimoren Sllënçev Brjag janë hapur për festat e Pashkëve

Mërkurë, 1 Maj 2024, 07:21

Disa nga hotelet në pushimoren Sllënçev Brjag janë hapur për festat e Pashkëve

FOTO: sunnybeach.com

Madhësia e shkronjave

30% e hoteleve në pushimoren Sllënçev Brjagnë Detin e Zi do të hapen më 1 maj. Bëhet fjalë për hotele të kategorisë së lartë për të cilët janë bërë rezervime nga turistë bullgarë, rumunë dhe grekë. “Çmimet e paketave turistike për këtë verë janë rritur nga 5% deri në 10%,” tha për BNR Burgas Elena Andonova, menaxhere e katër hoteleve në resort dhe eksperte në fushën e turizmit.
Fluturimet e para çarter me grupe të organizuara turistësh priten në fillim të majit, njoftojnë nga Aeroporti i Burgasit.

Publikoi / Publikuan: БНР екип