LAJME

Artikull

Trafik i rënduar në kufirin me Greqinë

Mërkurë, 1 Maj 2024, 10:08

Trafik i rënduar në kufirin me Greqinë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Intensiv është qarkullimi në pikën kufitare me Greqinë “Kulata-Promahon” në ditën e parë të serisë së festave, njofton korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Në të dy drejtimet – për në Greqi dhe për në Bullgari, ka më shumë makina pasagjerësh. Kalimi i makinave në të dy drejtimet në pikën tjetër kufitare me Greqinë – “Ilinden-Eksohi” është i qetë.
Autoritetet kufitare rumune nuk do të lejojnë kamionë mbi 7.5 tonë të kalojnë në postbllokun "Durankulak-Vama Veke" gjatë pushimeve - më 1, 3, 5 dhe 6 maj nga ora 6 e mëngjesit deri në 22:00 në mbrëmje; më 2 dhe 4 maj nga ora 16 deri në 22:00, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Në kufirin me Serbinë qarkullimi është normal në të gjitha pikat kufitare.
Trafiku në kufijtë me Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut është normal.